All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bora deri në 1,5 metra, moti i keq pushton Amerikën, 13 të vdekur

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 10:31 | Bota
All - Paragraf - 1

Të paktën 13 persona janë konfirmuar të vdekur, si pasojë e disa stuhive shkatërruese që kanë goditur disa shtete në Amerikë.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, konfirmoi se të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e erës së fortë që solli shkatërrime të mëdha në këtë shtet. Stuhitë kanë lënë më shumë se 300 mijë njerëz pa energji elektrike në Kentaki dhe Miçigani.

All - Paragraf - 3

Në anën tjetër, Kalifornia e Jugut është pushtuar nga dëbora, ku në disa zona dëbora ka arritur deri në 1,5 metra. Disa banorë mbetën të bllokuar totalisht dhe u detyruan të kërkojnë ndihmë duke shkruar në dëborë. “Isha totalisht i pafuqishëm. Qëndrova dy javë i bllokuar në mal”, tha një banor i San Bernardino. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos