Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 17:01 | Aktualitet
Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend.

Nafta nuk do të shitet më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa benzina 185 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos