Bordi ul me 4 lekë çmimin e naftës, por mbetet sërish rekord

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 14:25 | Aktualitet
Bordi ul me 4 lekë çmimin e naftës, por mbetet sërish

Pas vetëm një dite Bordi i Transparencës ka ulur me 4 lekë çmimin e naftës, por duke mbetur sërish në shifër rekord.

Kështu nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta do të shitet me 261 lekë për litër, kurse benzina 236 lekë/litri. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 86 lekë/litri.

https://a2news.com/2022/06/18/paradoksi-me-naften-ne-bursa-me-e-lira-e-qershorit-ne-shqiperi-rekord-cmimi/

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos