Kryeministri britanik Boris Johnson do të martohet me të dashurën e tij Carrie Symonds, në fund të korrikut 2022. Lajmi është publikuar në tabloidin britanik The Sun, por pa cituar burime.
Nëse konfirmohet, udhëheqësi konservator do të jetë kreu i parë në detyrë i qeverisë që do të martohet në gati 200 vjet.
Sipas gazetës, ceremonia është caktuar më 30 korrik në një vend të fshehtë dhe do të rezervohet vetëm për miqtë dhe të afërmit. Për 56-vjeçarin Johnson, kjo do të jetë martesa e tretë.
Nga martesa e dytë me Marina Wheeler, ai ka katër fëmijë. Ai u nda në 2018-s pas 26 vjetësh.
Ndërsa me 33-vjeçaren Symonds, e cila nuk ka qenë kurrë e martuar, Johnson ka një djalë njëvjeçar. (A2 Televizion)