Boris Johnson i “fiksuar” pas festave, policia britanike heton shkeljet e kryeministrit për ditëlindje

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 19:10 | Bota
Boris Johnson i “fiksuar” pas festave, policia britanike heton

Hijet e skandaleve ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe kabinetit të tij qeveritar, për shkelje të masave antiCovid duket se nuk kanë të ndalur.

Mediat britanike bëjnë me dije se tashmë në kuadër të skandalit të quajtur, “partygate”, policia ka nisur hetimet dhe në lidhje me festën e organizuar nga Boris Johnson me rastin e ditëlindjes së tij.

Sipas raporti i Gray, policia po heton gjithsej dymbëdhjetë evente, ku mendohet se janë shkelur rregullat e vendosur nga qeveria, në një kohë kur pjesa tjetër e qytetarëve gjobitej për çdo shkelje.

Hetimet që kanë ngjallur reagimin e opozitës, e cila deklaron se Johnson nuk e jep dorëheqjen “sepse është një njeri pa turp”.

Jo vetëm kaq,  raporti Grey i referohet dhe përdorimit të tepërt të alkoolit në këto festa, gjë që nuk është e përshtatshme për institucionet ku organizoheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos