Boris Johnson: Në pranverë 2022 do të nisë hetimi i pavarur publik për menaxhimin e pandemisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 13:53 | Bota
Boris Johnson: Në pranverë 2022 do të nisë hetimi i pavarur

Një hetim i pavarur publik për trajtimin e pandemisë së koronavirusit do të nisë në pranverën e vitit  2022. Lajmin e ka dhënë kryeministri Boris Johnson para deputetëve gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Ai tha se qeveria do të nisë një konsultë mbi termat e saj të referencës.

Z. Johnson tha “ne duhet të nxjerrim mësime” dhe se administratat e Mbretërisë së Bashkuar do të konsultoheshin për hetimin.

Lideri laburist Sir Keir Starmer i kërkoi qeverisë që të konsultohet me familjet e prekura në momentin më të hershëm.

Një ditë më parë kryeministri britanik njoftoi disa nga masat lehtësuese të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që Britania e Madhe është vendi me më shumë të vaksinuar në Evropë, ndërsa numri i rasteve dhe vdekjeve është ulur ndjeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos