Boris Johnson në terapi intensive, por drejt përmirësimit, “rri i ulur në krevat”

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 23:06 | Bota

Lajme të mira nga Londra, ku kryeministri britanik Boris Johnson po tregon përmirësime në luftën e tij personale me COVID-19.

Johnson ndodhet ende në terapinë intensive e spitalit  St. Thomas të Londrës, por sipas kancelarit Rishi Sunak, praktikisht ministri i Financave të Britanisë së Madhe, ai po “përmirësohet” dhe “po rri ulur në krevat”. Sunak shtoi se ai tashmë komunikon me stafin mjekësor.

Rishi Sunak

Kryeministri u transportua me urgjencë në terapi intensive natën e të hënës, pas një jave me simptoma fillimisht të gjykuara si të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos