Borxhet e pushtetit vendor, tkurret stoku, por problem për një pjesë të bashkive

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 15:19 | Ekonomi
Borxhet e pushtetit vendor, tkurret stoku, por problem për një

Llogariten në rreth 6.5 miliardë lekë borxhet që bashkitë iu kanë palëve të treta, qofshin këto biznese apo individë, të larguar padrejtësisht nga puna. Raporti i Financave vendore, publikuar nga Coplan dhe ministria e Financave tregojnë për një ulje të stokut të detyrimeve të prapambetura, ku në vitin 2015 ishin rreth 12.1 miliardë lekë. Ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ky borxh është reduktuar me 446.2 milionë lekë.

Megjithatë, volumi mbetet ende i lartë dhe shqetësues për një pjesë të pushtetit vendor, që ka edhe mundësi të pakta për shlyerjen e këtyre borxheve. Në nivel bashkie, rreth 53.6% e stokut të detyrimeve të prapambetura mbartet nga 8 bashki, ku nivelin më të lartë të borxhit e ka bashkia Kavajë, ndjekur nga bashkia Tiranë dhe Vorë. Këtu përfshihen edhe detyrimet e vjetra të ish komunave. raporti evidenton se bashkitë Kavajë dhe Vorë ndodhen në gjendjen e vështirësive serioze financiare pasi raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të prapambetura ndaj shpenzimeve vjetore në vitin e fundit shënoi nivelin 91%, duke qëndruar mbi nivelin referencë (prej 80%). Për të dyja këto bashki, situata e vështirësive financiare vijon ndonëse me një përmirësim nga viti 2020.

Përsa i përket se kujt i detyrohet ky borxh, të dhënat e detajuara tregojnë se rreth 17.3 e tyre janë detyrime për investime, 11% për shërbime dhe rreth 63% e këtyre detyrimeve janë për shpenzime “të tjera”. Situata me borxhet nuk u arrit të zgjidhej as 6 vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale administrative. Bashkitë kanë kërkuar që qeveria zerimin e këtyre detyrimeve, kërkesë që nuk është pranuar, teksa me ligj bashkitë duhet t’i përballojnë vetë borxhet, përfshirë ato të trashëguara të ish-komunave. Sipas përllogaritjeve, detyrimet e prapambetura të bashkive rëndojnë qytetarët për rreth 2,316 lekë për frymë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos