Borxhet ndaj biznesit, qeveria premton shlyerje deri në qershor

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 11:50 | Ekonomi
Borxhet ndaj biznesit, qeveria premton shlyerje deri në qershor

Qeveria premton se do ti kthejë biznesit detyrimet e prapambetura brenda qershorit. Bëhet fjalë për 3.7 miliardë lekë që janë borxhet tek eksportuesit dhe 600 milionë tek bizneset e tjera.

Ndërsa në total, detyrimet e prapambetura që ka krijuar deri më tani qeveria arrijnë në 14.4 miliardë lekë. Afati për zerimin e tyre është dhënë gjatë një tryeze konsultimi me bizneset të zhvilluar nga Ministria e Financave me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për informalitetin, ku bizneset kanë propozuar ngritjen e një grupi pune, që do të adresojnë shqetësimet e ngritura nga sipërmarrja.

Ndërkaq në kuadër të masave kundër informalitetit, administrata tatimore ka njoftuar nisjen e kontrolleve tek baret dhe restorantet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos