Grabitja në Rinas, ekspertët: Nuk do të ndikojë te kostot e shërbimeve bankare

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 22:30 | Ekonomi
Grabitja në Rinas, ekspertët: Nuk do të ndikojë te kostot e

Pa dyshim, ngjarja me e bujshme e ditëve të fundit ishte grabitja e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit. Më shumë sesa shuma në vetvete, edhe pse ishte e konsiderueshme, shqetësues fakti që ishte një ngjarje e përsëritur, madje edhe me skenar të njëjtë. Në 4 vitet e fundit janë grabitur mbi 19 milionë euro në rrugën drejt Rinas dhe brenda në aeroport.

“Aktorët kryesorë në këtë proces janë bankat, kompanitë e transportit dhe shoqëritë e sigurimit. Rrisku më i madh është te transporti dhe për këtë duhet që bankat, me shoqëritë e transportit dhe ato të sigurimit duhet të ulen dhe të gjejnë mënyra se si t’i minimizojnë”, tha Edvin Libohova, ekspert për sistemin bankar dhe atë financiar, i ftuar në A2 Business Week.

Cili do të jetë impakti tek sistemi bankar? A do të rriten çmimet e shërbimeve në banka pas grabitjes në Rinas? “Kam përshtypjen impakti do të jetë shumë i vogël, mund të rritet vetëm primi i sigurimit, por është shumë i vogël impakti për shërbimet që ofron banka”, tha Libohova.

“Impakti që do të vijë për shkak të kostos së rritjes së primit të sigurimit nuk është shumë i madh”, shtoi Artan Gjergji, drejtor i Bursës “Alse”. “Nuk besoj se do të ketë rritje të prekshme të kostove të shërbimeve financiare. Ajo që është kosto më e madhe është prishja e imazhit në arenën ndërkombëtare, pasi pjesa më e madhe e bankave në Shqipëri janë bija të bankave që operojnë në tregjet financiare europiane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos