Themeluesja miliardere dhe pronarja e kompanisë së basteve “Bet365” Denise Coates ka paguar veten me 469 milionë paund, paga më e madhe në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Manjatja e lojërave të fatit, rriti pagën e saj me 45 përqind, duke i çuar të ardhurat e saj totale që nga viti 2016 në 1.3 miliardë paund. Në total “Bet365” shpërndau 607 milionë paund për menaxherët e saj.
Raporti vjen mes shqetësimeve se pandemia rriti ndjeshëm numrin e personave që luajnë lojëra fati, duke shpenzuar aty pjesën më të madhe të kursimeve të tyre.
Caotes cilësohet si gruaja e pestë më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar pas Marit dhe Kirsten Rausing, Charlene de Carvalho-Heineken dhe Kirsty Bertarelli.
Nëna e pesë fëmijëve, përfshirë katër vajza të birësuara, e hapi faqen në vitin 2001, dhe e rriti ndikimin me shpejtësi falë reklamave të shumta.
Familja Coates, e cila zotëron gjithashtu klubin e futbollit Stoke City, janë taksapaguesit më të mëdhenj të Britanisë. (A2 Televizion)