Durrës, më pak se gjysma e godinave janë në proces rindërtimi

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 17:02 | Aktualitet
Durrës, më pak se gjysma e godinave janë në proces

Durrësi është nga bashkitë më të dëmtuara sa i takon dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019.

Por, si po ecën procesi i rindërtimit në këtë qytet, kur kanë kaluar më shumë se 15 muaj nga fatkeqësia natyrore?

A2 sjell problematikën e disa prej banorëve të kompleksit më të madh rezidencial të dëmtuar nga tërmeti. Ankesat e këtyre banorëve duket se shkojnë në sinkron të plotë edhe me shifrat zyrtare të objekteve të ndërtuara apo riparuara në qytetin e Durrësit.

Shifrat flasin se procesi po ecën mjaft ngadalë, jo vetëm për objektet, individuale apo pallatet, por edhe për kopshtet dhe shkolla. Madje, në disa zona thuajse nuk ka filluar fare.

Dhe pavarësisht premtimeve dhe afateve të deklaruara për riparimin, rindërtimin apo kthimin në banesa të banorëve, faktet tregojnë që realiteti është ndryshe dhe mijëra banorë do të duhen të presin ende me muaj të tërë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos