Bota e futbollit në ankth, rëndohet gjendja shëndetësore e Pele

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 21:05 | Futboll
Bota e futbollit në ankth, rëndohet gjendja shëndetësore e

Rikthehet ankthi në botën e futbollit për legjendën Pele. Fenomeni brazilian raportohet të jetë shtruar sërish në terapi intensive në spitalin “Albert Einstein” në San Paolo për probleme me shëndetin.

Pele kishte dalë vetëm ditën e martë nga spitali pasi qëndroi aty për disa ditë për shkak të një operacioni për heqjen e një tumori në fund të gushtit.

Gjendja e tij është e qëndrueshme, por vendimi për ta shtruar në spital është marrë për t’u mbajtur në kontroll nga mjekët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos