Greqia me shumë gjasa është duke iu drejtuar zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi procesi zgjedhor i së dielës së shkuar, edhe pse nxori fitues “Demokracinë e Re” të kryeministrit Mitsotakis, nuk i ka dhënë atij shumicën për të formuar qeverinë. Vetë Mitsotakis nuk pranoi që të krijojë një qeveri koalicioni dhe i komunikoi Presidentes greke, që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor. Producentja Rosalba Bejdo dha më shumë detaje për zhvillimet nga arena ndërkombëtare në “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Bota në një javë: Nga zgjedhjet në Greqi te lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në SHBA
