“Çojnë të miturit me shufra hekuri”, kryeministri Rama: Ëndërrojnë të rikthehet 21 janari

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 08:39 | Aktualitet

“Çojnë të miturit me shufra hekuri”, kryeministri

Në një takim me efektivët e policisë, kryeministri Rama deklaroi sot se këta që po përmbysin vendin, nuk mund të jenë studentë. Në fjalën e tij Rama tha se kjo nuk është revoltë për arsimin.

“Kjo nuk është revoltë për arsimin. Ishin 20 mijë nxënës, e bllokuan i bllokuan universitetet, e bllokuan mësimin, por ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. Çfarë studentësh janë këto? Si mund të jenë studentë këta që adhurojnë gurin, që duartrokasin djegien e policit, me djegien e bizneseve, që duartrokasin djegin e bankave, si mund të jenë studentë. Këta nuk janë studentë. Këta nuk ka si të jenë studentë, edhe pse mund të jenë regjistruar në shkollë. Vullneti i popullit do kthehet përmbys?”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë të miturit por përdoren nga ata që ëndërrojnë të përsëritet 21 janari.

"U gjetën të miturit 13-14-vjeçarët që merren e vihen përpara me shifra hejuri duke ëndërruar që një polici largqoftë t’i shpëtojë dora dhe t’i marrë jetën një të mituri që pastaj të justifikohet e keqja më e madhe duke ëndërruar të kthehet 21 janari për të vënë shenjën e barazisë me ne që e kemi ngritur dinjitetin e këtij vendi me ata që i vrisnin protestuesit në bulevard”, u shpreh Rama.

Ai falënderoi forcat e policisë për rezistencën dhe tha se kjo i bën nder shtetit shqiptar.

“Dinjiteti me të cilin ju po i rezistoni kësaj flame, forca me të cilën ju po rezistoni i bën nder uniformës suaj dhe shtetit shqiptar dhe është borxh që qytetarët e kthjellët sot duan të shkojnë në punë dhe jo të jetë nën presione lloj lloj kronikanësh e analistësh që tregojnë se policia po gjuan me gurë protestuesit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos