Rama për protestuesit me maska: Adhurojnë dhunën, kanë nevojë për psikolog

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 08:40 | Politikë

Rama për protestuesit me maska: Adhurojnë dhunën, kanë

Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e maskuar si njerëz që kanë nevojë për psikolog.

“Nuk ka dalë të himnizojë dhunën, gurin, drurin, hurin e një mase kapuçëzinjsh të maskuar, pas të cilëve nuk ka studentë, pas të cilëve nuk ka të reja dhe të rinj që duan një Shqipëri më të mirë, por ka vetëm qorra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as ku shkojnë, viktima të shumëçkaje, të cilët adhurojnë këtë (gurin), adhurojnë molotovin, adhurojnë ato llastiqet me vida, me të cilat godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin. Dhe pastaj u turren dyqaneve si brumbuj që brejnë jetën, brejnë djersën, brejnë gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane”, tha Rama, shkruan A2.

“Si mund të përkrahet, si mund të himnizohet, si mund të adhurohet kjo masë, e cila ka nevojë për psikolog, e cila ka nevojë për t'u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën dhe që kanë brenda të gjitha keqkuptimet e mëdha të një kohe kur shohin në ekranin e telefonit se si disa të tjerë e disa të tjera, që jetojnë me online dhe marrin e bëjnë nga dhjetëra mijëra euro në muaj pa paguar asnjë taksë, mund të hanë e të pinë, të vishen e të jetojnë në luks. Dhe ata pastaj përdoren nga këto forca të tjera, nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe nga armiqtë e Shqipërisë", shtoi kryeministri. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos