“Nga 1 janari do rriten pagat e policisë”, Rama: 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 08:47 | Aktualitet

“Nga 1 janari do rriten pagat e policisë”, Rama: 2500 euro

Nga 1 janari 2027 do të rriten pagat pë rpunonjësit e policisë. Këtë premtoi kryeminsitri edi rama gjatë takimit të sotëm me efektivët e policisë. Sipas tij të gjithë ata efektivë që po përballen me këto protesta, do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2500 eurosh.

“Familjet tuaja meritojnë solidaritet, meritojnë respekt dhe, fatmirësisht, ministri e ka thënë më parë. Nuk është diçka që po e themi sot si rezultat i kësaj që po ndodh, sepse jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri.

Dhe jua ka thënë, e ka thënë edhe publikisht, që ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Sepse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në krye të herës, kur Policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur, me disa këtu që shtynin makinat sepse u mbaronte karburanti në rrugë, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t'i thënë Policisë që ju jeni themeli i shtetit.

Por, në vite, e vërteta është që nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj dhe për këtë arsye po bisedonim përpara disa javësh. Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t'ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë.

Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë”, tha Rama. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos