All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Kurrë më!”, izraelitët në OKB vendosin shenjën diskriminuese për të kritikuar Këshillin e Sigurimit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 09:26 | Bota
 
 
All - Paragraf - 1

Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gilad Erdan, kritikoi Këshillin e Sigurimit të hënën për faktin se nuk po dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor, brenda territorit të shtetit të tij.

Erdan dhe anëtarë të tjerë të trupit diplomatik izraelit vendosën në veshjet e tyre yllin e verdhë të Davidit me mbishkrimin "Kurrë më!", për të shprehur kundërshtinë e tyre me veprimet e Këshillit të Sigurimit.

All - Paragraf - 3

"Që nga kjo ditë, sa herë që të më shihni, do të kujtoni se çfarë do të thotë heshtja përballë së keqes. Njëlloj si prindërit e mi dhe gjyshërit e miliona hebrenjve, unë dhe ekipi im do të mbajë yje të verdhë”, tha ai.

“Do t’i mbajmë deri sa ju të dënoni mizoritë e Hamasit dhe të kërkoni lirimin e menjëhershëm të pengjeve tona. Do të ecim me yllin e verdhë si simbol të krenarisë sonë, një kujtesë se jemi betuar që të luftojmë për të mbrojtur veten”.

Simboli i yllit të verdhë është mbajtur përgjatë epokave të ndryshme nga hebrenjtë kudo ku kanë jeteuar, të detyruar nga sundimtarët e atyre vendeve. Ajo iu është imponuar si shenjë dalluese nga pjesa tjetër e popullsisë në periudha të ndryshme të kalifateve islamike, në Europën Mesjetare dhe së fundmi gjatë sundimit të Nazistëve në Gjermani para dhe gjatë Luftës II Botërore. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos