Ka përfunduar gjatë ditëve të fundit edhe stadiumi i tretë që do mirëpresë ndeshjet e kampionatit botëror të Katarit, në vitin 2022. “Education City Stadium” quhet stadiumi i radhës, me kapacitet prej 40 mijë spektatorësh, i cili u përurua këtë të martë, pa praninë e publikut për shkak të emergjencës së koronavirusit.
Ceremonia iu kushtua pikërisht personave të cilët janë gjendur në vijën e parë të luftës me pandeminë. Në stadiumin e pagëzuar si “Diamanti në shkretëtirë”, do të luhen ndeshje prej çerekfinaleve ndërkohë që pas përfundimit të botërorit, kapaciteti i stadiumit do të përgjysmohet. (A2 Televizion)