La Liga, Barcelona kalon edhe Leganes, shkëputet përkohësisht nga Real

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 08:15 | Futboll
La Liga, Barcelona kalon edhe Leganes, shkëputet përkohësisht nga

Barcelona siguroi një tjetër 3 pikësh në garën për titullin kampion në Spanjë. Blaugranët mundën 2-0 ekipin e Leganes.

Në takimin mes vendit të parë dhe vendit të fundit të klasifikimit në La Liga, katalanasit nuk e patën të vështirë ndërsa me një gol në secilën pjesë, mbyllën llogaritë e një tjetër takimi, 9 javë nga fundi.

Talenti Ansu Fati dhe kapiteni Leo Messi shënuan për Barcelonën, ndërkohë që VAR i mohoi golin sulmuesit Grizman në minutën e 65.

Barcelona është shkëputur momentalisht në 5 pikë nga Real që luan nesër përballë Valencias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos