Sarri grumbullon Vrionin për finalen e Kupës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 21:09 | Futboll
Sarri grumbullon Vrionin për finalen e Kupës

Giacomo Vrioni është grumbulluar nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, për finalen e Kupës së Italisë, që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Napolit nesër në mbrëmje.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ashtu si në gjysmëfinalen ndaj Milanit, do të ulet në pankinë.

21-vjeçari iu bashkua Juventusit në janar të këtij viti, pas disa eksperiencave me skuadra të kategorive të ulëta në Itali si Pistoiese, Venezia dhe Citadella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos