Botërori i minifutbollit, barazoi me Moldavinë, Shqipëria shpreson kalimin e grupit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 16:39 | Futboll
Botërori i minifutbollit, barazoi me Moldavinë, Shqipëria

Pas humbjes minimale me Portugalinë, Shqipëria barazoi 1-1 përballë Moldavisë, në grupet e Botërorit 2023 të minifutbollit.

Përfaqësuesja kuqezi kaloi në avantazh pas 13 minutave lojë, pas një kundërsulmi të shpejt të finalizuar nga Xhuljan Reçi.

Moldavët, që cilësohen si një prej ekipeve pretendente, arritën të barazonin në minutën e fundit. Gjithsesi ëndrra në Esen të Gjermanisë vazhdon dhe skuadra jonë ka ende shanse.

Të mërkurën Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grup me Kolumbinë. Me një fitore, përfaqësuesja e minifutbollit do të hynte në histori, pasi do të kualifikohej nga faza e grupeve si e treta më e mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos