Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 19:14 | Futboll

Futbollisti algjerian, Ishak Belfodil, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit, është arrestuar në Francë me dyshimin se ka tentuar të mbysë motrën e tij minorene, pas një zënke në familje.

Mediat franceze raportojnë se 31vjeçari është arrestuar këtë të diel nga policia në periferi të Parisit, në shtëpinë e prindërve të tij.

Ka qenë motra 15-vjeçare e lojtarit, i cili aktualisht luan në Katar për Al Gharafa, ajo që ka lajmëruar policinë.

Ajo është gjetur me shenja shtrëngimi në fyt dhe gërvishtje në krahë. Policia ka shoqëruar në komisariat futbollistin, por për të nuk është bërë asnjë kallëzim.

Çështja e tij do të trajtohet nga prokuroria e Versajës dhe brenda 48 orëve do të merret vendim nëse do të ketë procedim penal apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos