Botërori i surprizave, eliminime të parakohshme apo favore?

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 13:30 | Futboll
Botërori i surprizave, eliminime të parakohshme apo favore?

Kupa e Botës e ka mbyllur fazën e parë të saj dhe suprizat nuk kanë të mbaruar. Eliminimi surprizë i Gjermanisë dhe Belgjikës pasohet edhe nga polemikat, siç njihen ndryshe me efektin “biskotë”. Viktimë e saj ishte e para Gjermania, që falë “manovrës” së Spanjës në ndeshjen me Japoninë, la “Panzerat” jashtë, por i siguroi Spanjës mundësinë që të ndeshet me Marokun, duke shmangur Kroacinë në raundin e dytë. 

Në një efekt të njëjtë e ka pësuar edhe Uruguai. Portugalia e kualifikuar që pas 2 ndeshjeve të para u impenjua pak me Korenë e Jugut, që me fitoren ndaj luzitanëve siguroi kualifikimin dhe la jashtë Botërorit Uruguain, që i duhej vetëm një gol më shumë për të shkuar më tej. 

Në 48 nga 64 ndeshjet e këtij kampionati janë shënuar 120 gola, me një mesatare 2,5 gola për ndeshje ose 1 gol në 36 minuta. Nga 14 penallti të akorduara janë shndërruar në gol 9 prej tyre.

Mbappe, Rashford, Gakpo, Valencia dhe Morata numërojnë nga 3 gola të shënuar. Harry Kane është futbollisti që ka dhënë më shumë asist, ndërsa Joshua Kimich ai që ka krijuar më shumë mundësi shënimi. 

Spanja vijon të bëjë diferencën me pasimet dhe në 3 ndeshje të luajtura numëron 2384 pasime. Gjermania që do ta shikojë vazhdimin e Botërorit nga televizori është skuadra që ka gjuajtur më shumë në katërkëndësh: 25 herë.

Anglia dhe Spanja deri tani numërojnë nga 9 gola secila, ndërsa Kosta Rika ka pësuar më shumë gola, plot 11.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/02/perfunduan-grupet-e-surprizave-ja-tabela-e-perballjeve-direkte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos