Braçe: Vendimi i Metës, risi dhe krim kushtetues. 30 qershori nuk ndalet

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 11:44 | Politikë
Braçe: Vendimi i Metës, risi dhe krim kushtetues. 30 qershori nuk

Zv.kryeministri Erion Braçe komentoi nga foltorja e Kuvendit vendimin e presidentit Ilir Meta për tërheqjen e dekretit për zgjedhjet. Numri 2 i qeverisë e cilësoi aktin e presidentit një risi kushtetuese, një deformim të madh të demokracisë që nuk e ka bërë kush.

“Kjo është risia kushtetuese që kërciti disa ditë më parë direkt nga selia e Presidentit të Republikës. Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka. Deformim më të madh të demokracisë, nuk ka tentuar ta bëjë kush”, tha zv.kryeministri Braçe.

Më tej, Erion Braçe shtoi se një precedent i tillë nuk duhet legjitimuar duke krijuar një situatë hipotetike se çfarë do të ndodhte nëse dhe PS nuk do të donte zgjedhje në 2021. Sipas Braçes, 30 qershori është rrugës dhe nuk mund të ndalet.

“Imagjinojeni sikur në vitin 2021, PS të dalë e të thotë se nuk dua zgjedhje në këtë datë. I bie të rrijë pa fund të pushtet ose deri kur të gjithë të binden e të bëjnë zgjedhjet siç i do PS. Precedenti i rëndë i presidentit nuk duhet legjitimuar. 30 qershori është rrugë e nisur kushtetueshmërisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më”, mbylli fjalën e tij në Kuvend zv.kryeministri Braçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos