Brad Pitt “infiltrohet” si pilot në Formula 1

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 18:49 | Showbiz

Brad Pitt ishte i pranishëm në pistën e Silverstone për garën e radhës së Formula 1, por jo si i ftuar VIP në bokset e ndonjë ekipi, por në rolin e pilotit.

Aktori i famshëm interpreton pilotin Sonny Hayes në filmin e tij të ri “Apex” dhe u pa në pistë me tuta të bardha për xhirimin e skenave, përpara nisjes së garës.

Në garazhet e pistës angleze u ndërtua edhe një boks i rremë, ku u xhiruan disa skena dhe nga ku u kapën edhe pamje reale nga gara e së dielës në F1, ku fitues doli Max Verstappen, me Red Bull.

Për filmin e ri, Brad Pitt është stërvitur me makina të Formula 2 për dy muaj me radhë, në pistat e Francës dhe Britanisë së Madhe. 59-vjeçari do të interpretojë një pilot që kthehet në gara për të konkurruar me një djalë të ri, i cili e ka vitin e tij të parë në F1.

Një nga producentët e filmit është edhe 7 herë kampioni i F1, Lewis Hamilton. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/09/fitorja-e-radhes-per-verstappen-ferrari-kenaqet-me-therrime/
https://a2news.com/2021/12/07/lewis-hamilton-dhe-brad-pitt-shkaktojne-termet-ne-hollivud/

A2 CNN Livestream

Latest Videos