
Brazili është ekipi i parë që pret biletën për finalen e Kupës së Amerikës.
5 herë kampionët e Botës mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 Perunë, falë një goli të Lucas Paqueta, në pjesën e parë të ndeshjes.
Në minutën e 35, Neymar jep një asist të shkëlqyer dhe mesfushori i Lyon dërgon topin në rrjetë.
Brazili tashmë pret në finale fituesin e çiftit Argjentinë-Kolumbi. (A2 Televizion)