Pamjet e kryeqytetit shqiptar të ngjashme me ato të një skene lufte e krimi, për anëtarin e kryesisë së PD-së Ilir Alimeheti janë pasojë e arrogancës së qeverisë pas 4 muajsh protestash paqësore. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Alimehmeti tha se qëllimisht po flitet për shifra ekonomike për ta ulur si çështje.
“Një situatë që do të donim të mos kishte ndodhur, por kjo vjen si pasojë pas 4 muajsh protestash paqësore, pas një dekade arrogance, vitet e vite e mosdëgjese e mospërfaqësimi, nuk erdhi kot po si sjellje e kësaj arrogance dhe çdo dëm që sot mund ti vendoset ngjarjeve që ndodhin janë pasojë e një keqqeverisje mosdëgjmi e arrogance skajore të qeverisë dhe ndoshta të opozitës, këtu flitet për dëm dhe duan ta çojnë në shifra ekonomike qëllimisht për ta ulur si çështje”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në këto kushte ai ngriti disa pikëpyetje, të cilat janë parashtruar më herët nga opozita por edhe nga protestuesit.
“Po dëmi i 1 mln shqiptarëve të larguar sa është? Por i mospasjes së asnjë mundësie në vendin tënd? Po dëmi i plakjes vetëm sa është? Sa është dëmi kur zbon e zbraz fshatra? Sa është dëmi kur bie lindshmëria? Sa është dëmi kur vjen kushdo dhe të merr mundësinë brenda vendin tënd? Dhe atë mllef që ata po shprehin nuk e kanë mbledhur kot nuk ndodhi nga hiçi se dëgjon të keq arsimuar e keqedukuar po kush i keqedukoi e keqarsimoi?”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Për Alimehmetin ky është dorëzim i shtetit dhe ka nevojë për zgjidhje politike. Ai solli në vëmendje kryetarin e bashkisë së Tiranës që ndodhet në burg dhe nuk dorëhiqet
“Dëgjoj shërbime të huaja, por shërbimi ynë ku është? Po për Tiranën që sot ankohemi ka nëj çudi që drejtohet nga një kryetar bashkie në burg. Ne kërkojmë dorëheqje e kryeministrit, nuk e jep ai që është në burg. Institucionet tek ne janë hiç e nul. Këtu prej vitesh të zgjat një gjyq. Nuk funksionon institucioni se mban derën hapur, por kur ka rezultat. Ky është dorëzim i shtetit dhe ka nevojë për zgjidhje politike”, theksoi ai. (A2 Televizion)