Pedagogu Rezart Prifti u përfshi në debat me gazetarin Fatos Çoçoli, pasi ky i fundit i quajti protestuesit huliganë.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Çoçoli: Janë huliganë ata që dëmtojnë pronën publike dhe private. Bëni një llogaritje të shpenzimeve nëse i thoni vetes ekonomist.
Prifti: Si u thua falanga e huliganë këtyre kalamajve?
Çoçoli: U them kur dëmtojnë semaforët, koshat e hedhurinave, kur futen në biznese private.
Prifti: Tallesh ti? Se vodhën molto e ujë pa gaz? Po këta na grinë duke na vjedhur!
Çoçoli: Këta 500 huliganë nuk mund të mbajnë peng këtë vend. Qytetarët kanë problem se si do të shkojnë në punë nesër, të qetë apo jo?
Prifti: Qytetarët nuk kanë punë, ti thua si do të shkojnë në punë!
Çoçoli: Mos i përgjithësoni gjërat me teori konspirative. Protesta në demokraci është me rrugë demokratike.
Prifti: Po ore, po. Edhe vjedhja me rrugë demokratike është. Edhe mungesa e meritokracisë me rrugë demokratike…
Çoçoli: Mos u bëni avokat i huliganëve!
Prifti: Nuk janë huliganë! Janë të rinj që u kanë marrë shpirtin, të ardhmen. (A2 Televizion)