“Mbarojnë shkollën dhe mbeten pa punë”, Krasniqi për protestat: Studentët dhe policët janë viktima të situatës

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 21:15 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi deklaroi se si studentët që po protestojnë, ashtu edhe policët, janë viktima të situatës së krijuar ditët e fundit.

“Zgjidhja do jetë shumë vështirë për t’u arritur, nuk është çështje policësh e të rinjsh që ndjekin njëri-tjetrin nëpër Tiranë. Të dyja palët janë viktima të situatës. Policët do të donin të ishin me familjet e tyre, studentët do të donin të ishin në auditoret ku do vlente diploma dhe jeta në Shqipëri”, tha Krasniqi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Çfarë duhet të bëjë një qytetar që të tërheqë vëmendjen për të fituar të drejtat e veta? Bëjnë protestë, i fyejnë; dalin para fakultetit, i përjashtojnë; mbarojnë shkollën, ngelin pa punë… Çfarë duhet të bëjë një djalë dhe një vajzë, të edukuar e të arsimuar, që të dëgjohen? Fakti që sistemi nuk i përgjigjet dot, është një krizë që ka shumë të vështirë të gjejë zgjidhje edhe në aspektin teorik”, shtoi Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos