Po vjen Kupa Euro-Amerikane, kampionët europianë kundër kampionëve latinë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 13:29 | Futboll
Po vjen Kupa Euro-Amerikane, kampionët europianë kundër

UEFA, konfederata europiane e futbollit dhe homologia e saj e Amerikës Jugore, po shqyrtojnë sërish idenë e krijimit të një turneu të ri, ku do të sfidohen kampionët e Europës me kampionët e Amerikës latine.

Synimi është që të zëvendësohet Kupa e Konfederatave, me FIFA-n që kërkon një format të ri, me të shkurtër dhe më spektakolar, në vitin që i paraprin Kupës së Botës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe homologu i tij i CONMEBOL, Alehandro Dominguez kanë nisur punën për projektin e ri, i cili mund të prezantohet prej vitit të ardhshëm dhe mendohet të nisë më 2025-n.

Mbetet ende për t'u përcaktuar formula, ku turneu mund të zhvillohet mes katër skuadrave, pra dy finalistëve të Europianit dhe Kupës së Amerikës, apo vetëm ndërmjet fituesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos