Janë publikuar pamjet e vrasjes së dy personave pasditen e së martës në Tiranë.
Arsen Muskurti vrau vëllanë e tij dhe kunatën brenda një agjencie imobiliare. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, të cilët janë prindër të tre fëmijëve.
Në videon e siguruar nga A2 CNN, autori duket teksa futet në agjencinë imobiliare, ndërsa brenda 20 sekondave, ai lë të vdekur vëllanë e tij dhe kunatën. Ndërkohë, pas krimit të dyfishtë, ai largohet i qetë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua rreth dy orë më parë. (A2 Televizion)