
Policia njoftoi se forcat operacionale të Elbasanit arrestuan në Himarë gjatë operacionit të koduar “Brain”, turkun e shumëkërkuar, Faruk Fatih Özer, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar urdhërarresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, i cili kishte mashtruar nëpërmjet kompanisë së tij me kriptomonedhat duke përvetësuar një shumë prej rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve. Bashkë me të u arrestuan edhe Briken Shkëmbi, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Elvaldo Haxhiu, 37 vjeç, nga Durrësi.
Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij, por që dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 28-vjeçari u përkrah nga Haxhiun dhe në vitin 2021 kur mbërriti në Shqipëri ndërsa qëndroi në një hotel në Tiranë në zonën e 21 dhjetorit.
Gjatë operacionit të koduar “Gjurma” në pranga në atë kohë ra Haxhiu, por që u la i lirë nga Gjykata. Gjatë kësaj periudhe, dyshohet se ka qenë pikërisht Haxhiu personi që ndiqej nga autoritete dhe që çoi në arrestimin e 28-vjeçarit arrestimi i të cilit u pasqyrua dhe në mediat turke.
Për operacionin reagoi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shpreh se arrestimi i tij nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet të policisë kriminale shqiptare. (A2 Televizion)