Brenda jahtit superluksoz të CR7, me të cilin po kalon pushimet pranë vendlindjes

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 12:48 | Showbiz

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2020, ku Portugalia kampione u eliminua në fazën e 1/8-ave, Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushime në vendlindje. Por ndryshe nga koha kur jetonte në ishullin e Madeiras dhe familja e tij nuk ishte e pasur, sulmuesi portugez është rikthyer atje me jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Mjeti ekstravagant, 26 metra i gjatë, u ble nga CR7 vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum. Jahti ka pesë kabina dhe 6 tualete. Gjithashtu, ka një kuzhinë tepër moderne dhe dy “zona relaksi”, përveç se një dhomë ngrënieje gjigante.

Me një motor 1900 kuaj fuqi, jahti arrin një shpejtësi prej 51 km/h. I gjithë mjeti është ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos