Princi Harry dhe Meghan Markle janë rikthyer të jenë mbretërorë, të paktën në zgjedhjen e akomodimit për Lojërat Invictus.
Çifti po qëndron në një suitë mbretërore që kushton 2000 paund në natë në hotelin Hilton me pesë yje në qendër të Hagës.
Burime të shumta konfirmuan për Mail Online se çifti rezervoi në hotel pasi mbërriti në qytet së bashku me anëtarët e enturazhit të tyre.
Ish-truproja presidenciale e SHBA-së, Christopher Sanchez, i cili po siguron mbrojtje, ka gjithashtu një dhomë në hotel së bashku me ndihmësit nga kompania e tyre e prodhimit Archewell.








Të tjerët që kanë rezervuar në hotel nuk e kishin idenë se çifti po qëndronte në suitën luksoze mbretërore që përbëhet nga një krevat i madh dhe dy dushe, si dhe pamje mahnitëse të qytetit nga një ballkoni.
Harry dhe Meghan kanë mundur të lëvizin nga hotel pa u zbuluar pasi mundën të hynin në suitë nga një ashensor privat që do t'i çonte direkt nga një parkim nëntokësor.
Hoteli gjithashtu mbylli sallën ekzekutive nga e mërkura e kaluar deri të shtunën për të ftuarit e tjerë për të lejuar çiftin mbretëror ta përdorte për takime dhe pije me ndihmësit e tyre.
Stafi në hotel – ku një dhomë dyshe gjatë fundjavës së Pashkëve kushton 400 paund në natë, janë betuar për fshehtësi.
Një anëtar i stafit tha: “Ne e dimë që ata kanë qëndruar këtu, por gjithçka është konfidenciale dhe na është thënë të mos flasim me askënd për ta”.
Harry dhe Meghan u larguan nga hoteli të dielën në mbrëmje për në Amsterdam.
Mësohet se Meghan ka marrë fluturimin për në Los Anxhelos për t'u ribashkuar me fëmijët e saj. (A2 Televizion)