Një breshkë e llojit Caretta Caretta është gjetur e ngordhur në plazhin e Malit të Robit, afër Golemit.
Përmasat e breshkës janë afërsisht 55 cm gjatësi me 45 cm gjerësi, që janë përmasat më të zakonshme të kësaj specieje.
Breshka Caretta Caretta gjendet në Oqeanin Atlantik, Paqësor dhe India, por edhe në Detin Mesdhe. Ajo konsiderohet specie në rrezik zhdukjeje nga Bashkimi Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. (A2 Televizion)