Pastrohet uji në kanalet e Venecias, kandili “bën vizitë”

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 14:10 | Lifestyle

Një biolog ka filmuar pamje të një kandili në kanalet e Venecias në Itali. Andrea Mangoni tha për Reuters se kufizimi i lëvizjes në kanalet e qytetit, ka bërë që uji të jetë më i kthjellët e për pasojë të mund të shihen lehtësisht gjallesat ujore. “Unë munda të filmoj një kandil që po lundronte afër sheshit San Marco, shumë afër sipërfaqes së ujit”, tha Mangoni.

Sipas Attilio Rinaldi-, profesor pranë departamentit të Biologjisë, Gjeologjisë dhe Shkencave të Ambientit pranë Universitetit të Bolonjës, specia që shihet në video, e llojit rhisostoma pulmo, është mjaft e zakonshme për zonën e sipërme të Adriatikut, dhe mund të hyjë në ujërat e Venecias nëpërmjet prurjeve nga baticat.

Gjatë javëve të fundit pamjet e gjallesave nënujore në kanalet e Venecias kanë qenë mjaft të shpeshta për banorët, të cilët deklarojnë se as nuk mbahet mend hera e fundit kur kanë arritur të shohin përmes ujërave të kanaleve të qytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos