Breshri zbardh Kolonjën, shkatërron të mbjellat

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 17:01 | Aktualitet

Breshri dëmton prodhimet në fshatin Boshanj. Prej rreth 1 orë reshjet e breshrit kanë qenë të dendura duke dëmtuar të mbjellat, grurë, tërshërë.

Rreth 30 familje të Boshanjit, 20 km larg Ersekës, nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara, kanë kërkuar ndihmë nga instancat duke treguar me pamjet dëmet e shkaktuara nga breshri.

Këto familje, ndër të tjera, kanë shqetësim edhe rrugën që të çon në tokat bujqësore, e cila u dëmtua akoma edhe me shumë nga reshjet e sotme, çka sjell vështirësi për banorët për të shkuar në fusha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos