Xhaçka takon homologun Kuleba: Ukraina meriton një perspektivë drejt BE

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 18:56 | Aktualitet
Xhaçka takon homologun Kuleba: Ukraina meriton një perspektivë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një bisedë kokë më kokë me homologun ukrainas, Kuleba me të cilën diskutoi në lidhje me mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën.

Xhaçka u shpreh se Ukraina, ashtu si Ballkani Perëndimor, meriton një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Europian.

“Diskutim i sinqertë me ministrin Kuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina ashtu si Ballkani Perëndimor meriton një perspektivë të qartë të BE-së. E sigurova ministrin Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar që lufta të përfundojë”, shkuan Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos