
Me një numër prej më shumë se 32 milionë banorësh të vaksinuar kundër koronavirusit, Britania e Madhe duket se tashmë ndodhet në një faqe të ri të historisë kundër pandemisë vdekjeprurëse.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit 10 persona të tjerë kanë humbur si pasojë e Covid-19, një shifër kjo që nuk është regjistruar prej shtatorit të vitit të kaluar.
Ulje të ndjeshme kishte dhe numri i të infektuarve të tjerë, ku sipas bilancit ditor 3423 persona të tjerë rezultuan të prekur nga virusi.
Pavarësisht përmirësimit të ndjeshme të situatës, kryeministri Boris Johnson iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër koronavirusit pasi emergjenca ende nuk ka përfunduar. (A2 Televizion)