Britania lejon rinisjen e punës për berberët, klientët dynden që në mesnatë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 09:22 | Lifestyle

Britanikët shkuan nëpër berberë që në sekondën e parë që u lejua hapja e tyre nga qeveria. Pas 3 muajsh karantinë nga Covid-19, ata nuk pritën mëngjesin për të prerë flokët, ndoshta për të shmangur radhët e gjata të ditës.

Sot, në Britaninë e Madhe është lejuar rikthimi në punë i salloneve të bukurisë, por edhe bareve dhe restoranteve, duke u konsideruar ky 4 Korrik si Super e Shtuna.

Kryeministri Boris Johnson u ka bërë thirrje njerëzve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë distancimin social, në mënyrë që të mos kthehet piku i infeksioneve nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos