
Nga komunikimi javor me qytetarët, Sali Berisha u çoi mesazh studentëve që po mendojnë të shndërrojnë protestën në lëvizje politike. Thotë se mirëpret iniciativën, por ka një këshillë për kë mendon se mund të zhdukë opozitën ekzistuese, siç ndodhi në Serbi.
Incidentet në protestën e fundit, sipas kryedemokratit nuk ishin me studentët por me individë të paguar për të provokuar.
Edhe njëherë shprehu gatishmërinë e PD për ujdi me të gjitha forcat opozitare për zgjedhjet e 9 Majit.
Kujt kushtëzon bashkëpunimin me largimin e tij si kryetar, i rikujtoi se e ka dhënë katër herë dorëheqjen, kur e ka vlerësuar të nevojshme. (A2 Televizion)