9 të vdekur në Krakov, autori kishte prirje të ekstremit të djathtë

Nga Eno Luarasi
8 Nëntor 2026, 14:12 | Bota

25-vjeçari, autori i masakrës në Krakov pasi qëlloi në qendër të qytetit u ndoq nga policia. Ky është momenti ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që përplaset me makinën e tij në tentativë për tu larguar.

Dy efektivë të policisë shkëmbejnë zjarr me 25-vjeçarin i cili plagos të dy efektivët, por edhe ai përfundon në tokë i plagosur rëndë pas të shtënave.

Sipas autoriteteve autori ishte pajisur me uniformë taktike, helmet dhe antiplumb ndërkohë që ishte i armatosur me një automatik AR 15 version për civilët.

Ndërkohë policia pas kontrollit në banesën e autorit zbuloi edhe tre trupa të tjerë të pajetë që dyshohet se ishin vrarë nga 25-vjeçari.

Guvernatori i Krakovës bëri një përditësim të gjendjes së 16 të plagosurve dhe të punonjësve të policisë.

Gjendja shëndetësore e 16 të plagosurve është stabël. Gjendja e dy punonjësve të policisë është ende serioze dhe janë duke marrë mjekim në spitalin e Krakovës. Njëri prej tyre ka dalë në komba ndërkohë tjetri vijon ende. Këta burra janë heronjtë tanë. Duke marrë parasysh sasinë e armatimit të gjetur në makinën e autorit mund të kishim patur më shumë të lënduar.

Autoritetet kanë theksuar se i riu kishte prirje të ekstremit të djathtë dhe se nuk kishte qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Gjatë kontrollit të banesë u gjetën edhe armatime të tjera që ishin regjistruar në e babait të autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos