Presidenti Herzog zgjedh Einsenkot, kreu i opozitës duhet të formojë qeverinë e re në Izrael

Nga Eno Luarasi
8 Nëntor 2026, 13:43 | Bota

Presidenti Herzog zgjedh Einsenkot, kreu i opozitës duhet të

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka zgjedhur Gadi Eisenkotin, kreun e aleancës opozitare dhe të partisë Yashar, për të tentuar formimin e një qeverie të re, pas zgjedhjeve që përfunduan pa një shumicë të qartë.

Eisenkot konsiderohet rivali më i fortë i Benjamin Netanyahu-t. Netanyahu, kryeministri me kohën më të gjatë në detyrë në historinë e Izraelit, po përpiqet të qëndrojë në pushtet, pasi koalicioni i tij nacionalist-fetar humbi shumicën në zgjedhjet e 27 tetorit, megjithëse mbeti grupimi më i madh në parlament.

Blloku kundër Netanyahut, i udhëhequr nga Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, ka refuzuar të bashkëpunojë me partitë arabe, të cilat mund t'i siguronin shumicën parlamentare. Megjithatë, liderët arabë, të zemëruar nga politikat e Netanyahut dhe aleatëve të tij të ekstremit të djathtë, e propozuan sërish Eisenkotin gjatë bisedimeve maratonë me presidentin Herzog. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos