Britania e Madhe ishte një nga vendet e fundit në Europë që vendosi masa shtrënguese për të përballuar përhapjen e koronavirusit, i cili tashmë po përhapet me shpejtësi në ishull.
Ditën e shtunë hyri në fuqi mbyllja e lokaleve, pub-eve, kinemave dhe shumë aktiviteteve të tjera tregtare dhe rrugët e Britanisë tashmë janë bosh.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit 53 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 220 numrin total të viktimave.
Sipas NHS, pacientët që nuk mund të mbijetonin ishin të moshës 41-94 vjeç dhe që vuanin dhe nga sëmundje të tjera. (A2 Televizion)