Kryeparlamentarja për ligjin e Speciales: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK në shkallën e apelit

Nga Xhevahir Qardaku
2 Nëntor 2026, 16:20 | Politikë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit në Hagë.

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu bëri të ditur se ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm në këtë proces.

 “Tashmë, Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja të zhvendoset pikërisht te kjo strategji, e cila duhet të përpilohet në atë mënyrë që t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit.

Kam kërkuar vëmendje, seriozitet dhe profesionalizëm, në mënyrë që vëmendja dhe puna jonë të përqendrohen te kjo strategji. Unë e kam adresuar kthimin e ligjit te Komisioni për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë. Unë do ta takoj sot kryetarin e këtij komisioni për të parë qëndrimet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos