Broja hyn dhe i dhuron penalltinë Chelsea, Casemiro i mohon fitoren

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 20:53 | Futboll

Chelsea barazon ndeshjen e madhe kundër Manchester United dhe protagonist deri në sekondat e fundit është padyshim Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares kishte hyrë si zëvendësues I Sterling në minutën 79, dhe vetëm pas pak minutash i dhuroi ekipit penalltinë që mund t’i jepte asaj fitoren e vyer, pas një faulli të dukshëm ndaj tij të Mc Tominay. Përgjegjësinë e mori italiano Jorginjo që nuk gaboi.

Penalltia e marrë nga Broja

Por në sekondat e fundit të ndeshjes, një goditje me koke i Casemiro përfundon fillimisht në shtyllë dhe në linjën e portës, dhe arbitri sinjalizoi golin për “Djajtë e kuq” , që shuan disi entuziazmin  e tifozëve londinezë.

Për Brojën, gjithsesi, një tjetër provë për rrezikshmërinë e tij, që sipas mediave të specializuara  po pëlqehet nga klubet më të mira të Europës, veçanërisht në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos