
Bruno Telushi është futbollisti më i ri i Neftçi Baku. Është klubi azer ai që njoftoi firmën me lojtarin shqiptar për të paktën një sezon.
Telushi la Partizanin gjatë verës për t'iu bashkuar Kukësit, me të cilët u aktivizua edhe në Kupat e Europës.
Por, aventura e 29-vjeçarit te verilindorët ishte shumë e shkurtër, teksa edhe ai ishte pjesë e eksodit të futbollistëve në javët e fundit.
Bruno Telushi është prezantuar te klubi i ri dhe është gati për të nisur aventurën në Azerbajxhan. (A2 Televizion)