Rreth 34 mijë fermerë kanë përfituar deri në fund të gushtit nga subvencionimi i naftës në bujqësi, një program i nisur nga qeveria tashmë prej të paktën tre vitesh. Raportimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi zbatimin e buxhetit në 8-mujor tregon se numri i aplikantëve mbetet dukshëm më i lartë sesa përfituesit për të cilët është bërë disbursimi por ky është një proces që vijon. Diskutojmë ne studio me Zef Gjetën, specialist i bujqësisë. (A2 Televizion)
Bujqësia dhe subvencionet, 34 mijë fermerë përfituan deri në fund të gushtit
