Bukuroshja tregon disavantazhet që i sjell pamja e jashtme

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 18:14 | Lifestyle

Një grua amerikane ka treguar të disavantazhet që i ka sjellë në jetë bukuria e saj.

Në një video të vitit të kaluar, por që është bërë sërish viral në TikTok, Brenttany Sharraine ndan me përdoruesit e këtij rrjeti social eksperiencën e saj si “një grua tërheqëse”.

Ajo thekson se trajtohet ndryshe për pamjen e saj të jashtme dhe jo e gjithë vëmendja që merr është pozitive.

“Burrat më shohin si një trofe, ndërsa pamja ime ka shkatërruar edhe shumë marrëdhënie shoqërore. Nuk është e vërtetë që njerëzit e bukur kanë më shumë avantazhe sesa të tjerët. Më komplimentojnë shumë njerëz. Burrat me të cilët kam dalë, që në fillim më prezantojnë te shoqëria dhe familja e tyre, edhe kur është e qartë që gjëja nuk është serioze; më kanë thënë që i frikësoj njerëzit, edhe pse nuk sillem aspak keq”, thotë gruaja amerikane.

Në lidhje me gratë e tjera, Sharraine thotë: “Shumë gra më kanë thënë që kur më kanë takuar në fillim, kanë menduar se jam e përdalë. Më kanë përjashtuar nga grupe shoqërore edhe kur e kisha krijuar unë atë grup shoqëror”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos